Moti mbi vendin tonë do të jetë pjesërisht i vranët dhe kohë pas kohe edhe me intervale të diellit, ndërsa rryma të ngrohta të ajrit do të jenë nga perëndimi.
Nga dita e premte do të mbajë mot i butë, kryesisht me diell, e në fundjavë me diell dhe vransira, transmeton Gazeta Shneta.
Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri +3C, e ato maksimale nga 5C deri në 11C.
Do të fryejë erë e lehtë kryesisht nga juglindja 2-5m/s.
Shtypja atmosferike deri nesër do të pësojë rënie të lehtë, e më pas do të rritet lartë mbi vlera normale./Gazeta Shneta/