Mot më i ngrohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes, të shtunën, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes do të ketë edhe vransira.
Temperaturat e ajrit, do të shënojnë rritje edhe mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 1C deri në 6C, e maksimalet nga 15C deri në 17C, e në fillim të javës do të zbresin lehtë deri në 12C.
Era do të fryejë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme, kryesisht nga jugperëndimi 2-10m/s.