Ministria e Shëndetësisë (MSh), ka njoftuar përmes një komunikate zyrtare se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është përfituese e një projekti të madh për pajisje.
Ky projekt është realizuar përmes fondeve të “Kosovo Emergency Covid-19 Project-AF”, financuar nga kredia e Bankës Botërore dhe janë nënshkruar kontrata me disa operatorë ekonomikë për furnizim me pajisje laboratorike, frigoriferë, kabinete të sigurisë, mikroskopë, material harxhuese, kite etj, ku përfitues i drejtpërdrejtë është IKSHPK-ja.
Vlera e pëgjithshme e kontratave e ndarë në lote/pjesë është: 780,000.00 Euro, ka njoftuar MSh.
Në kuadër të këtij financimi, IKSHPK do të furnizizohet me:
– Pajisje laboratorike (Inkubaktorë, Sterilizues me ajër të nxehtë, Autoklavë, Spectophotometër, Sistemi automatik i monitorimit mjedisor në kohë reale për parametrat fizikë, etj.);
– Frigoriferë të llojeve të ndryshme (frigoriferë +2°C to +15°C; frigoriferë -25℃; frigoriferë -80℃ etj.);
– Kabinete të sigurisë për mikrobiologjinë;
– Mikroskopë;
– Sistem për identifikimin automatik të mikroorganizmave dhe testeve të ndjeshmërisë;
– Kite dhe materiale harxhuese. /Gazeta Shneta/




