Ministria e Shëndetësisë, ka apeluar tek qytetarët e saj që të merren vaksinat e COVID-19 dhe të gripit.
Duke parë ritmin e rritjes së rasteve me COVID-19 në vende të ndryshme të botës, MSH ka bërë thirrje që si masë mbrojtëse të jenë vaksinimet, e veçanërisht kujdesi ndaj formës COVID të zgjatur që mund të jetë problematik për shëndetin tuaj, përcjell Gazeta Shneta.
“Ndërkohë që në vendin tonë, numri i rasteve me COVID-19, fatmirësisht mbetet i vogël, në vende të ndryshme të botës së fundi po regjistrohen raste në rritje nga infeksioni. Krahas rasteve të reja, format e COVID-19 të zgjatur, dinë të jenë problematike për shëndetin tuaj”, thuhet në njoftimin zyrtar nga MSH-ja.
MSH ju rekomandon që të vazhdoni të vaksinoheni me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19 dhe gjithashtu, edhe me vaksinën kundër gripit sezonal.
Të dy këto vaksina mund të merren në të njëjtën kohë/ditë.
Vaksinat mbrojnë!
#VAKSINOHU




