Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh dhe UNFPA punëtori për përmirësimin e shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë

Lajme 12/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për gra dhe fëmijë, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me UNFPA-në (Fondi për Popullatë i Kombeve të Bashkuara) , nga viti 2013 ka inicuar procesin pёr auditin e vdekjeve maternale, bazuar në strategjinë globale të OBSh-së “Përtej numrave” (Beyond the numbers).

Në vazhdimësi të këtij procesi në Prishtinë është mbajtur punëtoria teknike me pjesëmarrje të konsulentëve ndërkombëtarë për auditin maternal – Sistemi i observimit dhe reagimit obstetrik (SORO).

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Naum Bardiqi, tha se punëtoria ka për qëllim zhvillimin e Sistemit të Observimit dhe Reagimit Obstetrik, (SORO) i cili padyshim është proces që do të ndikoj në përmirësimin e kujdesit maternal në Kosovë.

“Shëndeti i nënës dhe fëmijës mbetet ndër prioritetet më të rëndësishme të Ministrisë së Shëndetësisë për faktin se kjo është një fushë e rëndësishme për të ardhmen e shëndetshme të popullsisë së çdo vendi, sepse jemi të bindur që një shoqëri që ka nënat dhe fëmijët e shëndoshë e ka edhe të ardhmen e sigurtë”.

Dëshmia më e mirë e përmirësimit të cilësisë së shërbimeve, theksoi Sekretari, janë indikatorët e përmirësuar të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së nënave apo trendi i ndryshimit pozitiv dhe të qëndrueshëm të tyre.

Dr. Zarife Miftari nga UNFPA tha se kjo organizatë do të vazhdojë të kontribuojë për të përmirësuar shëndetin e nënës në Kosovë, duke ofruar mbështetjen e nevojshme për MSh në procesin e zhvillimit dhe zbatimin e SORO si dhe për zhvillimin e udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike në këtë fushë.

Punëtoria është udhëhequr nga Dr. Mihai Horga, këshilltar i lartë në Institutin e Evropës Juglindore për Shëndetin riprodhues. Gjatë punëtorisë pjesëmarrësit dhe akterët kryesorë në fushën e shëndetit riprodhues në Kosovë janë pajtuarpër hapat konkret në zbatimin e SORO në Kosovë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAlmeda tregon si i humbi 8 nga 16 kilogramët që i shtoi gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Në Spitalin e Pejës u kryen 18 operacione për 24 orë

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.