Ministria e Shëndetësisë e ka rihapur tenderin për ndërtesën e re të Klinikës Emergjente në QKUK. Kësaj radhe tenderi ka vlerën afër 21 milionë Euro.
Për herë të tretë është rihapur tenderi për vazhdimin e punimeve për përfundimin e ndërtesës së re të Klinikës Emergjente në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.
Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur sërish Njoftimin për Kontratë për këtë projekt, me vlerë 20,901,160.00.
Këtë tender MSh fillimisht e kishe hapur në vitin 2020 në kohën kur kjo ministri udhëhiqej nga ish-ministri Armend Zemaj. Atë kohë synohej që klinika të shndërrohej në shërbim për pacientët me Covid-19.
Më pas në vitin 2021 kur ministër erdhi Arben Vitia e anuloi tenderin dhe e rishpalli sërish në vitin 2024. Edhe ky dështoi meqë u anulua nga Organi i Shqyrtimit Publik.
Kujtojmë se ndërtesa e re e Klinikës Emergjente në QKUK ka filluar së ndërtuari në vitin 2016. Punimet janë ndërprerë që nga viti 2018, meqë operatori ekonomik nuk i kishte kryer obligimet sipas kontratës. /Gazeta Shneta/




