Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH e shkarkon nga detyra ud. kryeinspektorin shëndetësor për rastin e foshnjes në Spitalin e Pejës

Lajme 22/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se e ka shkarkuar nga detyra ud kryeinspektorin e Inspektoratit Shëndëtësor, Shaban Osmanaj.

Sipas njoftimit nga MSH, Inspektorati Shëndetësor nuk i ka kryer detyrat e veta me kohe në rastin e skandalit me foshnjen në Spitalin e Pejës, shkruan Gazeta Shneta.

Njoftimi i plotë:

Sot, pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave dhe detajeve të rastit të rëndë të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është liruar nga detyra u. d. kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, z. Shaban Osmanaj.

Në këtë rast ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit. Konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë i rastit nga ana e Inspektoratit Shëndetësor.

Duke shprehur sinqerisht keqardhjen më të thellë për familjarët dhe të afërmit që janë ballafaquar me këtë ngjarje tepër të rëndë, ri-përsërisim se etika dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor për pacientët e qytetarët në përgjithësi duhet të garantohet në çdo rrethanë nga institucionet shëndetësore. Kush nuk mbërrin ta përmbushë këtë, nuk mund të vijojë të mbajë pozita menaxheriale.

Në të njëjtën kohë shprehim mbështetjen për Prokurorinë e Policinë që sa më parë që është e mundshme të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe adresimin e personave përgjegjës konkretë të veshur me këtë përgjegjësi.

Ndërsa u. d. Ministrja e Shëndetësisë ka marrë të gjitha hapat për përgjegjësitë administrative dhe çështja po vijon të trajtohet deri në sqarimin përfundimtar.

Artikulli paraprakBari i i ri ofron shpresë për njerëzit me osteoartrit të duarve
Artikulli i rradhës Babai rrëfen sërish tmerrin që pa me sy duke i mbledhur copat e trupit të foshnjës së vdekur

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.