Ministria e Shëndetësisë e ka shpërblyer me kontratë 1.1 milionë Euro kompaninë maqedonase Alk – Kos e cila është e lidhur me fabrikën e barnave “Alkaloid” në Maqedoninë Veriore.
Ministria e Shëndetësisë e ka shpërblyer me kontratë 1,179,463.68 Euro kompaninë nga Maqedonia Veriore “Alk – Kos Pharmaceuticals” për furnizim me terapi zëvendësuese të enzimave, shkruan Gazeta Shneta.
Kompania është shpërblyer në tenderin me titull “Furnizim me Barna nga LE”, Lot-3 (Terapia zëvendësese e enzimave- Terapija tjetër enzimatike morbus gaucher- Imigluceraze).

“Alk – Kos Pharmaceuticals” është kompani e themeluar në Kosovë në vitin 2005 në emrin e pronarit Trajce Mukaetov. Kjo kompani figuron e lidhur me fabrikën e barnave në Maqedoninë Veriore “Alkaloid”. Fabrika ka qenë e themeluar nga Trajce Mukaetov, shkruan Gazeta Shneta.
“Alk – Kos Pharmaceuticals” ka fituar tenderë edhe në vitet e kaluara. Në vitin 2019 kompania ishte shpërblyer me kontratë në vlerë 967,572 Euro.
Në këtë tender është shpërblyer edhe një kompani tjetër nga Shqipëria. Kompania “IMED SH.P.K.” me pronar Irakli Mio ka fituar dy lote në vlerë mbi 236 mijë Euro.
MSh kësaj kompanie ia ka dhënë Lot 1 dhe Lot 2 për furnizim me Pancreatic Enzymes Kapsul 150 mg dhe Pancreatic Enzymes Kapsul 300 mg. /Gazeta Shneta/





