Zv.ministri i Shëndetësisë Arsim Berisha e ka nënshkruar vendimin për formimin e Komitetit Kyç për Listën Esenciale të Barnave. Ky organ do të kryesohet nga Amir Keka i cili mban edhe pozitën e drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore
Amir Keka, drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, do të jetë edhe kryesues i Komitetit Kyç i cili e ka për detyrë hartimin dhe përditësimin e Listës Esenciale të Barnave, shkruan Gazeta Shneta.
Ky është vendimi i zv.ministrit të Shëndetësisë Arsim Berisha. Pjesë e listës së Komitetit janë edhe 14 zyrtarë të tjerë të MSh-së dhe SHSKUK-së.
E dyta në listë është drejtoresha e Sektorit për Furnizim me Barna në SHSKUK, Dardane Mehaj, ndërsa i treti është Mentor Syla, udhëheqës i Departamentit Farmaceutik në MSh.
Në këtë përbërje janë edhe katër drejtorë të klinikave në QKUK, Ilir Kurtishi i Onkologjisë, Sejdi Statovci i Kirurgjisë së Fëmijëve, Shkendije Nuza e Radiologjisë dhe Afërdita Ukimeraj e Hematologjisë.
Më poshtë lista e plotë. /Gazeta Shneta/





