Këto, pretendime sipas ministrisë, janë të pabaza dhe tendencioze, dhe sipas tyre, një nga pretendimet lidhet edhe me pikat kufitare, shkruan Gazeta Shneta.
”Bëjmë me dije se çdo kërkesë për donacione për Institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe trajtohet nga komisioni i donacioneve dhe në asnjë rast nuk ka pasur vonesë të asnjë forme. Deri më tani asnjë kërkesë e tillë nuk është refuzuar. Të gjitha produktet që importohen nga Serbia në përputhje me Ligjin për pajisje dhe produkte medicinale edhe përkundër mbylljes së përkohshme të pikave kufitare edhe më herët dhe tani këto raste kanë bërë përjashtim”, – thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas ministrisë, çdo deklarim tjetër që mund të jepet apo është dhënë tashmë nuk qëndron.
Njoftimi i plotë:




