Ministria e Shëndetësisë ka publikuar kontratën e parashikuar për vazhdimin e punimeve në objektin e ri të Spitalit të Ferizajt, shkruan Gazeta Shneta.
Tenderi me titull “Ndërtimi i objektit të Spitalit në Ferizaj – Vazhdim projekti” me vlerë të parashikuar 19 milionë Euro, pritet të hapet me 5 korrik të këtij viti.

Projekti për ndërtimin e Spitalit Rajonal në Ferizaj pati filluar që nga viti 2013 por vetëm pas pesë viteve do t’i vihej gurthemeli, në vitin 2018 për të mos u finalizuar në vitin 2021, ashtu siç parashihej.
Atë kohë ishin ndarë 11 milionë euro nga Ministria e Shëndetësisë për këtë objekt. Kontrata me kompaninë “Arbëria Com” ishte shkëputur nga MSh, për shkak se operatori nuk i kishte kryer punët sipas kontratës. /Gazeta Shneta/




