Ministria e Shëndetësisë ka finalizuar një tender për kontraktimin e shërbimeve inxhinierike, ndërsa loti për shërbime arkitekturore është anuluar.
Ministria e Shëndetësisë e ka shpërblyer me kontratë inxhinierin Bedri Sylejmani me vlerë 48,420.00 për shërbime tre vjeçare, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas dosjes së tenderit inxhinieri do të ketë përgjegjësi shqyrtimi i projekteve dhe specifikacioneve teknike për objekte ndërtimi; Mbikëqyrja e punimeve ndërtimore në terren për të siguruar përputhjen me projektin; Koordinimi me kontraktorët, nënkontraktorët dhe palët e tjera të përfshira; Ofrimi i ekspertizës profesionale, sigurimi i përputhshmërisë së projektit me legjislacionin urbanistik dhe ndërtimor; Sigurimi i përputhshmërisë me standardet e sigurisë dhe normativat teknike; Hartimi i raporteve periodike mbi ecurinë e punimeve; Vlerësimi i kostove dhe përgatitja e preventivave teknike; Mbështetja në përgatitjen e dokumentacionit teknik për procedurat e tenderimit; Pjesëmarrja ne komisionet e vlerësimit, mbikëqyrjes, menaxhimit te kontratave dhe pranimit të punimeve; Dhënia e rekomandimeve teknike në rast devijimesh apo probleme në zbatim; Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit në procesin e projektimit dhe ndërtimit. Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës qe lidhen me vendin dhe profesionin ne kuadër te punës në përputhje me ligjet dhe rregulloret.
Në këtë tender lot 1 është anuluar meqë arkitektja Edona Haliti e cila ishte shpërblyer me kontratë, e ka anuluar nënshkrimin e kontratës për shkaqe shëndetësore. /Gazeta Shneta/




