Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh: Ndryshimi eventual i masave do të dal nga rekomandimet e ekspertëve

Lajme 06/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i rasteve pozitive me coronavirus tash e disa ditë është rritur dukshëm ndërsa në spitale janë të shtrirë 25 pacientë të infektuar me COVID-19.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë thotë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vazhdimsi analizon të dhënat në vendin tonë si dhe në vendet tjera, me fokus të veçantë vendet e rajonit si dhe shtetet nga vijnë mërgata.

Të pyetur nga Gazeta Shneta nëse do të ketë ndryshim eventual të masave kundër COVID-19, ata thonë se masat do të dalin sipas rekomandimeve të ekspertëve.

“Ndryshimi eventual i masave do të dal nga rekomandimet e ekspertëve. Masat aktuale në fuqi, rekomandojnë bartjen e maskës në mjedise të mbyllura dhe krahas kësaj inkurajohet vaksinimi”, thotë MSh në një përgjigje për Gazetën.

MSh po ashtu thekson se të gjitha trupat relevante janë në gatishmëri për të reaguar ndaj COVID-19 dhe janë në konsultime të vazhdueshme.

“Sipas nevojës do të thirret edhe trupi këshilldhënës për COVID-19 që të mbajë së shpejti mbledhjen e radhës”, thekson ministria.

Sipas raportit 24 orësh të ministrisë nga 1 mijë e 165 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike 341 kanë rezultuar pozitive me COVID-19 ndërsa gjatë kësaj periudhe janë dhënë vetëm 78 vaksinave anti-COVID.

Deri më tani janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave kundër coronavirusit.

Aktualisht në nivel vendi janë 1 mijë e 521 raste aktive me SARS-CoV-2. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShSKUK hapë tender për furnizim me aparatura të Anestezionit
Artikulli i rradhës Qiproja përforcon masat anti- COVID, rikthehen maskat në ambientet e mbyllura

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.