Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh nis procedurën 120 mijë euroshe për ri projektimin e Spitalit të Ferizajt, kërkohet rishikimi i sigurisë së objektit

Lajme 11/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Objekti i ri i Spitalit Rajonal ne Ferizaj FOTO: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë do të shpenzoj edhe 120 mijë euro për të riprojektuar objektin e Spitalit të Ferizajt.

Në dosjen e tenderit të publikuar dje, Ministria e Shëndetësisë po kërkon një operator ekonomik që të bëj riprojektimin e objektit të mbetur në gjysmë të Spitalit të Ferizajt, shkruan Gazeta Shneta.

Tenderi me vlerë të parashikuar 120 mijë euro, synon që të rishikoj punimet ekzistuese dhe të bëj riprojektimin e objektit për t’i përshtatur nevojat e stafit mjekësor dhe pacientëve.

“Pasi që në objekt janë përfundur punët e kostruksionit të objektit, pjesërisht hidroizolimi, termoizolimi dhe drenazhimi në bodrum dhe suteren, objekti i SP në Ferizaj ka probleme me ujëra nëntoksore dhe mbitokësore,  duhet të rishikohen punët e hidoizolimit, termoizolimit si dhe drenazhimit në bodrum dhe suteren, të ofrohet zgjidhje adekuate për eliminimin e këtyre problemeve”, thuhet në dosjen e tenderit.

Poashtu nga operatori ekonomik kërkohet që të bëhet rishikimi i statikës së objektit për shkak të ndikimit nga kushtet e jashtme klimatike.

“Objekti i SP në Ferizaj ka mbi tre vite që është i ekspozuar nga ndikimet e jashtme klimatike, andaj është e nevojshme të rishikohet projekti i statikës, të behet ekzaminimi i objektit  dhe të merrem masat e nevojshme për një funksionim sa më të mirë të SP, si dhe ndarja e hapësirave sipas detyrës projektuese”, thuhet në dosje.

Gazeta Shneta vitin e kaluar ka raportuar për këtë objekt të lënë në gjysmë, i cili ishte mbushur me ujë në bodrum dhe në pjesët anësore të jashtme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Të gjitha dhimbjet nuk janë të njëjta kur bëhet fjalë për sklerozën multiple
Artikulli i rradhës Vaksina kundër Human Papilloma Virusit dhe aplikimi i saj në Kosovë, shkruan Dr. Faik Hoti

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.