Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka folur për ndërprerjen e bashkëpunimit me organizatën ‘Luxemburg Development’ për projektin e SISH-it. Ismaili ka deklaruar se nuk ka pranuar të nënshkruaj kontratën për mirëmbajtje pasi ka thënë se ka qenë e bazuar në një bisedë të ish-ministrit Imet Rrahmani, si dhe kontrata ka pas kosto të lartë
Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka marr pjesë në bashkëbisedimin me gazetaren Saranda Ramaj në kundër të ciklit të intervistave të projektit “Monitorimi i Prokurimit për Sistemin e Sigurimeve Shëndetësore”, të organizuar nga Instituti Columbus
Ismaili ka folur për gjendjen të cilën i ka gjetur ai projektet për implementimin e Sistemit Informativ Shëndetësor dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Ai ka thënë se kur e ka marr pozitën e ministrit asnjë prej çështjeve që kanë të bëjnë me SISH nuk kanë qenë të rregulluara dhe nuk kanë funksionuar si duhet.
Ismaili ka deklaruar se ka pasur një sistem hardëerik të shpërndarë në disa institucione të SHSKUK-së, por ato pajisje janë përdorur për “pengimin e rrezeve të diellit në QKUK” e nuk janë përdorur për çfarë janë blerë, shkruan Gazeta Shneta.
Ministri ka thënë se në fillim të mandatit të tij ka kërkuar rishikimin e strategjisë për SISH-in duke themeluar edhe një Komitet Nacional.
Ismaili ka folur për takimin e djeshëm që kishte me ministrin gjerman të Shëndetësisë Jens Spahn, dhe për nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët. Ai ka thënë se ekspertët gjermanë do të punojnë direkt në funksionalizimin dhe implementimin e fondit të sigurimeve shëndetësore por nuk ka dhënë ndonjë datë se kur planifikon që qytetarët të pajisen me sigurime.
Ismaili ka thënë se aktualisht të dhënat e pacientëve janë duke u mbledhur në një ëeb-portal në ambulancat specialistike në QKUK dhe në QMF-të e 18 komunave. Sipas tij brenda 3-4 muajve ky softëer do të shtrihet në të gjitha komunat. Por ai ka deklaruar se ka rezistencë nga punëtorët shëndetësorë të mjekësisë primare pasi po hezitojnë të regjistrojnë të dhënat e pacientëve.
Ismaili ka deklaruar poashtu se është bërë një pako bazike, ndërsa është në proces të revidimit të çmimores së shërbimeve.
Gazetarja Ramaj e ka pyetur Ismailin edhe për ndërprerjen e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë së Luksemburgut dhe MSH-së për SISH-in. “Jemi takuar me donatorin Lux Dev të cilët kanë shprehur pakënaqësitë për shkak që e keni shkëputur kontratën dhe nuk është më donator i projektit. Ata kanë thënë se zoti Rrahmani ka qenë i gatshëm për ta vazhduar kontratën”, ka pyetur Ramaj.
Ismaili ka deklaruar se kontrata nuk është shkëputur, por nuk ishte vazhduar nga paraardhësi i tij Imet Rrahmani. “Edhe mua më kanë thënë se ministri i kaluar ka qenë i gatshëm për vazhdimin e kontratës, dhe unë i kam pyetur pse atëherë nuk është nënshkruar nga ai. Ka qenë një dokument për mirëmbajtje qindra mijëra euro dhe unë e kam konsideruar si tejet të lartë. Unë i kam lutur që të ma dërgojnë një shkresë dhe kam qenë në gjendje që të diskutojë edhe me zotin Rrahmani për ta pyetur se si ka qenë puna. Ata nuk kanë qenë në gjendje me ma jep një përgjigje të shkruar pasi kanë deklaruar se kanë qenë biseda të takimeve. Por besoj se as ju as unë nuk jemi në gjendje që të nënshkruajmë një kontratë qindra mijëra euroshe mbi bazën e bisedave të takimeve. Besoj se ka qenë një hezitim i drejt i imi, edhe pse kanë qenë para të donatorëve. Më jam dhimbsur se ato para mund të hyjnë në sistemin shëndetësor”, ka deklaruar Ismaili.
Krejt në fund ai ka deklaruar se do të ketë konkurs për specializime gjatë muajve të ardhshëm, por edhe për këtë nuk ka dhënë ndonjë afat të caktuar.
Më tepër mund ta ndiqni videon e plotë të intervistës. /Gazeta Shneta/