Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH shpenzon mbi 41 mijë Euro për të hequr ujin e mbledhur në objektin e ri të Spitalit të Ferizajt

Lajme 04/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ky është objekti i ri i Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, i cili ka nisur të ndërtohet në korrik 2018.

Projekti është investim i Ministrisë së Shëndetësisë.

Objekti ka mbetur në këtë gjendje që disa vite dhe është mbushur plot ujë brenda dhe përreth tij. E për të hequr ujin MSH duhet t’i shpenzojë mbi 41 mijë euro përmes një tenderi që e ka iniciuar rishtas, shkruan Gazeta Shneta.

Për këtë kontratë kanë aplikuar pesë operatorë ekonomik. Oferta më e lirë është mbi 29 mijë Euro, ndërsa më e shtrenjta është mbi 39 mijë Euro.

Kjo është kosto shtesë që MSH duhet ta paguaj pasi objekti ka mbetur në këtë gjendje tash e disa vite. Ministria e Shëndetësisë kishte planifikuar të investonte mbi 10 milionë Euro.

Por operatorit ekonomik nuk i kishin mjaftuar këto dhe kishte kërkuar edhe disa miliona shtesë.

Pas kësaj kërkesë MSH i kishte bërë kallëzim penal kompanisë për mashtrime në kryerjen e punimeve. Në anën tjetër ish-ministri Rifat Latifi kishte nënshkruar një memorandum me UP-në me anë të të cilit Fakulteti i Ndërtimtarisë do të bënte një vlerësim të punimeve të kryera deri më tani.

Por MSH nuk i ka dhënë përgjigje Gazetës Shneta nëse është bërë ky vlerësim dhe nëse po planifikon që të rifillojë punimet në këtë objekt.

Gazeta Shneta ka kërkuar përgjigje nga MSH nëse po planifikon që të rifillojë punimet në këtë objekt dhe nëse është kryer ndonjë vlerësim, por nuk kemi marr përgjigje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDy kandidatë për drejtor në Klinikën e Onkologjisë në QKUK
Artikulli i rradhës Ozone Therapy për parandalimin dhe mjekimin e problemeve të shputës tek diabeti

Ju sugjerojmë

Gjinekologjia e QKUK-së del me sqarim për vdekjen e foshnjës, kërkojnë të ruhet imazhi i klinikës

05/06/2023 Lajme

MSH i kërkoi Neonatologjisë që t’i përshtatë specifikat e tenderit për autoambulancë sipas draftit të NJKP-së

05/06/2023 Lajme

Mbahet  konferenca e parë e specializantëve të Endokrinologjisë

05/06/2023 Lajme

Ministria e Shëndetësisë me parregullësi në menaxhimin e specializantëve

05/06/2023 Lajme

Gruaja shtatzënë humb foshnjën, denoncon Klinikën e Gjinekologjisë për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

05/06/2023 Lajme

Mbahet konferenca ndërkombëtare- 20 vjetori i punës me frytnim të asistuar mjekësor

05/06/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.