Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH tender emergjent në vlerë 380 mijë euro për projektimin dhe mbikëqyrjen e spitalit Covid

Lajme 21/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë e ka shpërblyer kompaninë “Alb-Architect” me kontratë në vlerë 380 mijë euro për projektimin dhe mbikëqyrjen e punimeve për spitalin Covid në QKUK.

Ministria e Shëndetësisë ka kryer procedurat e tenderimit për “Projektimin dhe Mbikëqyrjen profesionale të projektit të Klinikës Emergjente në QKUK – Adaptimi i objektit për nevoja të Covid 19”, shkruan Gazeta Shneta.

Me procedurë emergjente MSH ka publikuar njoftimin për dhënie të kontratës, ku bëhet e ditur se fitues është kompania “Alb-Architect”. Kjo kompani është shpërblyer me 380 mijë euro të ndara në dy lote, Lot 1 – Projektimi i Klinikes Emergjente ne QKUK në vlerë 189 992,32 euro dhe Lot 2-Mbikëqyrja e projektit te Klinikes Emergjente ne QKUK në vlerë 189 957,75 euro.

Në dosjen e tenderit thuhet se kjo procedurë është iniciuar në bazë të një vendimi me numër  659/IX/2020 të datës 16.09.2020.

“Kërkohet nga zyra e prokurimit ne MSh, qe të zhvilloj procedurat e Prokurimit për kontraktimin e një kompanie profesionale për ofrimin e shërbimeve te projektimit dhe mbikëqyrjes profesionale për projektin: ‘Adaptimin e hapësirave të veçanta për menaxhim klinik të rasteve me COVID 19’. Projekti parasheh ofrimin e shërbimeve te projektimit dhe mbikëqyrjes profesionale për adaptim te objektit ekzistues te Klinikes se Re të Emergjencës ne QKUK, ne Spital për menaxhim klinik të rasteve me COVID 19”.

“Projekti është i një rëndësie te veçantë, me vlerë të larte investive dhe urgjence te larte për funksionalizim te Spitalit Covid-19 (për trajtim klinik te pacientëve me Covid 19) – për nevojat emergjente te Covid-19, andaj projektimi dhe mbikëqyrja duhet te bëhen nga kompania profesionale dhe me përvojë ne projekte spitalore. Bazuar ne arsyet e lartcekura, kërkojmë tenderim emergjent sipas LPP”, thuhet në dosje.

Në Aneks 1 lidhur me specifikimet teknike bëhet e ditur se objekti i ndërtesës së Emergjencës me bodrum, përdhesë dhe gjashtë kate, në tërësi i ka mbi 17 mijë metra katror. E gjithë kjo hapësirë pritet të adaptohet për nevoja të spitalit Covid, ndërsa nga operatori është kërkuar që të merret parasyshë fakti se objekti do t’i rikthehet qëllimit fillestar për shërbimin e mjekësisë emergjente. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInfektologu Izet Sadiku: Qeveria duhet të rris kontrollin e respektimit të masave
Artikulli i rradhës 5 faktorët ndikues të kancerit të gjirit që çdo grua duhet t’i dijë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.