Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh: Tuberkulozi mbetet sfidë, por shënohen përmirësime në diagnostikim dhe trajtim

Lajme 24/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në shënim të Ditës Botërore të Tuberkulozit, Ministria e Shëndetësisë (MSh), në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), organizoi një tryezë të rrumbullakët për të theksuar rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje.

Sipas një njoftimi zyrtar të MSh-së, me rastin e Ditës Botërore të Tuberkulozit është organizuar një tryezë e përbashkët, ku u theksua rëndësia e parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të sëmundjes, transmeton Gazeta Shneta.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha deklaroi se tuberkulozi mbetet sfidë në Kosovë, por theksoi përparimet e arritura falë investimeve në kapacitetet diagnostikuese, trajtimit falas dhe rritjes së vetëdijes për diagnostikim të hershëm.

Ai bëri të ditur se është avancuar “Sistemi Elektronik për Mbikëqyrjen e Sëmundjeve Ngjitëse”, duke mundësuar raportim në kohë reale të rasteve me tuberkuloz.

Sipas tij, që nga viti 2017 janë siguruar barna antituberkulare në vlerë rreth 800 mijë euro, ndërsa Kosova ka dhuruar 35 mijë tableta për Shqipërinë në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Drejtore e Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore dhe Shëndetit Publik në MSh, Merita Vuthaj theksoi se do të vazhdojë hartimi dhe monitorimi i politikave për forcimin e diagnostikimit dhe rritjen e qasjes në trajtim cilësor.

Ndërkohë, drejtorja e IKShPK-së, Ardita Baraku theksoi se shërbimet për tuberkulozin janë falas dhe të qasshme për të gjithë qytetarët, duke përfshirë vaksinimin dhe metodat moderne diagnostikuese.

Kryetari i Shoqatës së Pulmologëve të Kosovës, Skender Bacaj, theksoi rëndësinë e rolit të profesionistëve shëndetësorë në diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm të sëmundjes. Ai gjithashtu theksoi përmirësimin e situatës epidemiologjike, duke bërë një krahasim pozitiv të incidencës së tuberkulozit nga viti 2000 e deri më sot.

Teksa, përfaqësuesi i projektit për tuberkuloz nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF), Dr. Lulzim Çela, u shpreh i kënaqur për mbështetjen e këtij aktiviteti, duke theksuar përkushtimin e organizatës në luftimin e tuberkulozit.

Njoftimi i plotë:

 

 

 

 

Artikulli paraprakDehidratimi tek të porsalindurit dhe bebet
Artikulli i rradhës Problemi me mbeturina, Komuna e Prishtinës ndan rreth 1 milion euro për ndërtimin e kontejnerëve nën dhe mbitokësorë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.