Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mundësia për konflikt interesi për njërin nga anëtarët lë SHSKUK-në pa Bord Drejtues prej gati një muaj

Lajme 24/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Administrata Qendrore FOTO: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mundësia për konflikt interesi për njërin nga anëtarët e propozuar, e ka lënë SHSKUK-në pa Bord Drejtues që gati një muaj.

Ministria e Shëndetësisë ende nuk e ka dërguar për miratim në Qeveri propozimin për anëtarët e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo për faktin se MSh ka kërkuar interpretim nga Agjencioni Kundër Korrupsionit për njërin nga anëtarët e propozuar, nëse emërimi i tij përbën konflikt interesi apo jo.

Gazeta ka mësuar se anëtari i propozuar është Sekretari i MSH-së Naim Bardiqi. Interpretimi është kërkuar për shkak të pozitës së lartë që Bardiqi e mban në MSH.

Kërkesën për interpretim e ka konfirmuar vet ministri Arben Vitia në një prononcim sot për Kosovapress.

““Procesi është para përfundimit një nga anëtarët e bordit të cilin ne e kemi propozuar po presim nga institucionet relevante, konkretisht nga Agjencioni Anti-Korrupsion nëse ka konflikt interesi apo jo dhe sapo të kthehet dhe këtë e kemi dërguar para një kohe dhe sapo të kthehet përgjigjet, menjëherë do të procedohet”, ka thënë ai. Deklaratën e plotë të tij mund ta lexoni në Kosovapress.

Gazeta edhe më parë ka raportuar për emrat e propozuar për Bordin Drejtues të SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/

Këta janë anëtarët e propozuar për Bordin e ri të SHSKUK-së

Artikulli paraprakAsnjë rast i ri me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në vend
Artikulli i rradhës Zemaj: Gjendje e mjerueshme në QKUK derisa MSH t’i rehatojë apetitet e individëve për anëtar të Bordit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.