Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e barnave dhe materialeve shpenzuese në QKUK, flet kryetari i OMK-së

Lajme 31/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu ka folur për mungesën e barnave dhe materialeve shpenzuese në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sejdiu për burimin IndeksOnline, ka thënë se nuk ndjehet opstimist që në sektorin e shëndetësisë të ketë avansim dhe se krejt çka pret ai është një stabilizim i gjendjes e cila është e rënduar tashmë.

Mungesa e barnave, penjve dhe materialeve tjera që duhen për trajtim të pacientëve në Qendrën Klinike Universitare, tashmë është bërë situatë e zakonshme për pacientët, të cilët shpëtimin e gjejnë tek barnatoret, të cilat shesin barna me çmime të larta.

Por kjo gjendje për kryetarin e Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu, është e papranueshme.

Sejdiu për “IndeksOnline” thotë se nuk presin që në sektorin e shëndetësisë të ketë avansim dhe se krejt çka pret ai është një stabilizim i gjendjes e cila është e rënduar tashmë.

” Çështja e furnizimit me barna, me materiale harxhuese është e papranueshme. Dhe fokusi jonë është në ngritjen e kapaciteteve të mjekëve dhe kushtet e punës. Tash besoj që do të ketë një ndikim dhe Ligji i pagave, të shikojmë si do të rrjedh çështja e çmimit të koeficientit dhe vetëm atëherë shpresojmë që do të stabilizohet. Nuk presim një avansim, sepse është e pamundur. Duhet të jemi real. Është e pamundur për dy vjet tash sa kanë mbet në mandatin e kësaj Qeverie, të bëhet diçka e prekshme”, thotë ai.

Ndërkaq nuk është optimist që kjo gjendje të ndryshoj, përkundër ardhjes së ministrit Arben Vitia në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.   Sipas Sejdiut, ministri Vitia ka gjetur një gjendje dhe më të rënduar se ajo që e ka lënë, në kohën kur ka dhënë dorëheqje.  Ndërsa thotë se sistemi menaxherial në shëndetësi është komplet i shthurur.

“Gjendja nuk është e mirë fare, të mos themi e rëndë. Gjendja në të cilën ministri Vitia e ka marrë tash është më e keqe se kur e ka lënë. Pa fajësu askënd. Sepse duhet një analizë e gjerë, por gjendja është më e rëndë se kur e ka lënë. Çka mund të pritet, të them të drejtën tani vetëm një stabilizim. Sepse është mandat dy vjeçar, është kohë e shkurtë për me bë reforma të prekshme. Kështu që krejt çka ne kemi ofruar mbështetje të plotë dhe z Vitia është që me u stabilizu gjendja. Flasim dhe në anën menaxheriale, sepse është një shthurje komplete, e sistemit menaxherial në shëndetësi”, thotë Sejdiu.

Ndërkaq thotë se në gjendja në të cilën është QKUK-ja ua vështirëson tej mase punën mjekëve, të cilët po largohen nga aty, për shkak të gjendjes së rëndë.

“Vet fakti i largimit çdo ditë të mjekëve me përvojë nga SHSKUK-ja tregon se për një pjesë të mjekëve vetëm se ka fillu të jetë shumë e rëndë puna aty, për shkak të kushteve të rënda të punës. Mos pasja e pajisjeve dhe materialeve harxhuese për një trajtim të dinjitetshëm dhe normal. Është shumë e vështirë me i thanë pacientit shko blej barnat. Se e kemi të ndaluar me ligj…Në rast se ne qojmë pacientin me ble materiale harxhuese apo barna të cilat kanë kosto mjaftë të madhe në shumicën e rasteve, atëherë do të thotë fitohet menjëherë përshtypja se mjeku po përfiton dhe automatikisht rritet dhe ky percepcioni dhe më shumë i mjekut të korruptuar. Mjekut i cili merr Mito, merr përqindje nga kompanitë farmaceutike”, tha ai. /IndeksOnline

Artikulli paraprakQIPS nuk ndalet, kërkon nga Arenliu shkarkimin e Iljasa Fazliut dhe hetimin e Komisionit Disiplinor
Artikulli i rradhës MSh ka informuar se është stabilizuar furnizimi me ujë të pijes

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.