Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e barnave, ShSKUK penalizon operatorët për shkelje të kontratave të furnizimit

Lajme 06/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në përgjigje të raportimeve dhe shqetësimeve të ngritura në opinionin publik lidhur me furnizimin me barna dhe material shpenzues, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë një reagim duke deklaruar se furnizimi me antibiotikë në institucionet shëndetësore ka qenë i vazhdueshëm.

Sa i përket furnizimit me albuminë, ShSKUK konfirmon se ka pasur një mungesë të përkohshme për shkak të vonesave në dorëzim nga operatori ekonomik Redoni HM, i cili tashmë është penalizuar për mosrespektim të afateve të kontratës, transmeton Gazeta Shneta.

Tutje, në reagim thuhet se Imipenem dhe Meropenem kanë pasur vonesa në liferim, për të cilat është penalizuar Radix Pharm. Ndërkohë, për mosrespektim të kontratës lidhur me furnizimin e materialit kontrast jo-jonik, është penalizuar edhe operatori Liri Med.

Reagimi i plotë:

Reagim i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK)

Në lidhje me raportimet dhe shqetësimet e ngritura për furnizimin me barna dhe material shpenzues, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) dëshiron të informojë opinionin publik se furnizimi me antibiotikë në institucionet tona ka qenë i vazhdueshëm. Në rastet kur ka munguar një formë e caktuar farmaceutike, janë siguruar alternativa të barasvlershme, duke garantuar trajtim të pandërprerë dhe në përputhje me standardet mjekësore për të gjithë pacientët.

Ndërsa, mungesa e përkohshme e albuminës, është e vërtetë se gjatë një periudhe të shkurtër ka pasur vonesa në furnizimin me albuminë, për shkak të mosrespektimit të afateve të liferimit nga operatori ekonomik. Për cka operatori ekonomik, Redoni HM është penalizuar për këto vonesa. Si dhe produktet, Imipenem dhe Meropenem kanë qenë produkte që kanë pas vonesa në liferim, por, për këtë është penalizuar Operatori Ekonomik Radix Pharm. Poashtu për medicinal kontrast jo-jonik është penalizuar edhe operatori ekonomik Liri Med, për mosrespektim të kontratës.

ShSKUK ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, duke aplikuar penalizimet përkatëse ndaj operatorëve që kanë shkelur kontratat e furnizimit , një praktikë që po zbatohet me përpikëri dhe përgjegjësi. Gjatë vitit 2024 ShSKUK ka penalizuar Operatorët

Ekonomik në vlerë totale prej 226,240.08 euro. Ndërsa për vitin 2025 deri më tani janë penalizuar OE në vlerë totale prej 130,184.75 euro.

Lidhur me disa produkte për të cilat, pavarësisht inicimit me kohë të procedurave të tenderimit, procesi ka rezultuar i pasuksesshëm për shkak të mungesës së ofertave nga operatorët ekonomikë, dëshirojmë të informojmë opinionin se Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar I Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme për të parandaluar ndërprerjen e furnizimit dhe për të garantuar vijueshmërinë e trajtimit për pacientët. Në këtë drejtim, janë siguruar donacione me produktet përkatëse dhe aktualisht jemi në proces të shqyrtimit të të gjitha mundësive të tjera ligjore dhe operacionale për furnizim alternativ.

Theksojmë përkushtimin tonë të plotë për të garantuar një furnizim të pandërprerë dhe të qëndrueshëm me barna esenciale, duke siguruar funksionim të rregullt të të gjitha shërbimeve shëndetësore dhe mbrojtje të vazhdueshme të interesit të pacientëve.

Në vijim gjeni raportin e dënimeve të operatorëve ekonomik për vitin 2024 -2025;

Artikulli paraprakObeziteti mund të trashëgohet nga prindërit te fëmijët, thotë studimi
Artikulli i rradhës Si llogaritet data e lindjes së foshnjës: Çfarë duhet të dini?

Ju sugjerojmë

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.