Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e ekipeve të Ndihmës së Shpejtë, sfidë në Maqedoni

Lajme 26/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjendja me ekipet e ndihmës së shpejtë është problematike në të gjithë Maqedoninë. Në Tetovë, në vend të 16 ekipeve, ka vetëm katër.

Udhëheqësit e njësisë ankohen se mezi arrijnë të mbulojnë të gjitha nevojat e qytetarëve. Shpresojnë për punësime të reja pas zgjedhjeve.

“Me vetëm katër ekipe, ndihma e shpejtë këtu në qytetin e Tetovës, mbulon gjashtë komuna. Të nevojshme për funksionim normal të kësaj pike, janë 16 ekipe jo katër sikurse deri më tani dhe, mëse e nevojshme është ndërrimi i menjëhershëm i makinave që shihni pas meje, sepse, meqë janë të vjetërsuara, më tepër janë në servis se sa në shërbim të qytetarëve”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Udhëheqësi i Ndihmës së Shpejtë në Tetovë, Igro Mlladenovski, thotë se mezi po ia dalin. Në ditë thirrje ka deri në 40, ndërsa dy ekipe në një ndërrim e kanë vështirë për t’i arritur të gjitha thirrjet.

“Afërsisht verës në 24 orë, kishte deri në dyzet thirrje në ditë, flas vetëm për thirrje jo kontrolle. Ndërsa në një ndërrim kemi vetëm dy ekipe, dhe kjo është shumë pak, duke marrë parasysh sipërfaqen e madhe që mbulojmë si njësi e ndihmës së shpejtë, për Tetovën dhe rrethin, pra mbulojmë Tetovë, Bogovinë, Tearcë, Zhelinë, Jegunoc dhe komuna e Bërvenicës, pra gjashtë komuna mbulojmë. Problemi më i madh është se momentalisht me këtë popullatë, duhet të ketë nga 16 deri në 20 ekipe, apo nga katër në një ndërrim, pra të paktën 16 të kemi, ndërsa ne momentalisht kemi tetë. Edhe makinat duhet të ndërrohen dhe presim që shteti do na dhuroj makina të reja, sepse punohet në mjedise rurale dhe këto makina janë amortizuar tashmë”, deklaroi Igor Mlladenovski, Udhëheqës i Ndihmës së Shpejtë Tetovë.

Drejtori i Shtëpisë së shëndetit thotë se pas zgjedhjeve, pritet të ketë punësime të reja.

“Situata është shumë e vështirë dhe me vetëm dy ekipe nuk i dilet në fund. Kilometrat janë shumë që mbulojmë 50 kilometra ndonjëherë kemi vetëm në një ndërrim, dy orë në një intervenim zihet një makinë e ne kemi vetëm dy.

Shpresojmë të rritet numri i ekipeve që ta mbulojmë gjithë terrenin. Kemi kërkuar punësime të reja, makina të reja dhe për vitin e ardhshëm shpresoj të kemi punësime plotësuese që ti arrijmë katër ekipe në një ndërrim që janë minimumi për këtë territor”, tha Jani Konstadinvski, Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Tetovë.

Nga Ministria e Shëndetësisë, është kërkuar leje për punësimin e të paktën tetë mjekëve, tetë motrave dhe tetë vozitësve të urgjencës. /Alsat.mk

Artikulli paraprakStudim: Diabeti i prindërve lidhet me rrezikun e diabetit të tipit 1 tek fëmijët
Artikulli i rradhës Pilula e përditshme e Eli Lilly për humbje peshe jep rezultate të suksesshme në prova klinike

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.