Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e penjve kirurgjikë, SHSKUK: Furnizimi është realizuar, pritet shpërndarja në klinika dhe spitale

Lajme 23/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) kanë reaguar lidhur me raportimet për mungesë të disa llojeve të penjve kirurgjikë në institucionet publike shëndetësore.

Përmes një njoftimi, ShSKUK ka bërë të ditur se klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale kanë qenë të furnizuara me penjë kirurgjikë, sipas nevojave dhe specifikave të shërbimeve që ofrojnë, përcjell Gazeta Shneta.

Megjithatë, QKUK, ka konfirmuar se ka pasur mungesë të përkohshme të disa numrave specifikë të penjve kirurgjikë.

Sipas njoftimit, furnizimi me këto produkte është realizuar gjatë ditës së djeshme në Barnatoren Qendrore, ndërsa ato pritet të shpërndahen në klinika dhe spitale gjatë ditëve në vijim.

Tutje, në njoftim thuhet se  asnjë procedurë kirurgjikale nuk është pezulluar apo anuluar për shkak të mungesës së penjve kirurgjikë.

Në reagim thuhet se furnizimi me materiale mjekësore është realizuar në vazhdimësi, bazuar në kërkesat dhe planifikimet e institucioneve shëndetësore.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme është raportuar për mungesë të penjëve kirurgjikal në disa klnika të QKUK -ë dhe spitaleve rajonale.

Artikulli paraprak40 persona humbin jetë në Francë, ndërsa vala e të nxehtit prej 43 gradësh përfshiu vendin
Artikulli i rradhës Aksident me fatalitet në Vranidoll të Prishtinës, një person humb jetën

Ju sugjerojmë

Aksident me fatalitet në Vranidoll të Prishtinës, një person humb jetën

23/06/2026 Lajme

40 persona humbin jetë në Francë, ndërsa vala e të nxehtit prej 43 gradësh përfshiu vendin

23/06/2026 Lajme

Mediumi amerikan shkruan për problemin e Kosovës me qentë endacakë: Mbi 50 mijë enden rrugëve e fshatrave

23/06/2026 Lajme

Vala e të nxehtit mbingarkon spitalet në Britani, një spital shpall gjendje kritike

23/06/2026 Lajme

Spitali i Pejës: Mbi 3,700 analiza laboratorike dhe 445 vizita specialistike brenda 24 orëve.

23/06/2026 Lajme

Brenda 24 orëve, 73 aksidente trafiku në Kosovë, 33 me të lënduar

23/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.