Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Naim Uka jep dorëheqje nga pozita e zv.drejtorit të IML-së, pas zhdukjes së mostrave të Deharit

Lajme 09/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka dhënë dorëheqje zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Naim Uka

“Po, kam dhënë dorëheqje morale”- i tha Uka shkurt Nacionales.

E dorëheqja e Ukës ka ardhur pas raportimit se në IML- saktësisht në laboratorin e toksikologjisë – janë zhdukur disa mostra me epruveta të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Për këtë çështje, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të enjten, përmes një konference të jashtëzakonshme, njoftoi se mostrat e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, janë zhdukur nga laboratori i toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

“Në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe 1 epruvetë e lukthit. Nga kjo, dy epruveta ia kanë dhënë Instututit Zvicran dhe një policisë për ADN. Aktualisht, sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit. Në vendin ku rrinë epruvetat kanë qasje vetëm 3 persona, pra vetëm 3 persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”- tha Haxhiu.

Në orët e vona, nga Ministria e Drejtësisë njoftuan se katër zyrtarë të IML-së janë pezulluar nga puna. Bëhet fjalë për katër zyrtarë të Instituti të Mjekësisë: Nardi Sheqergjiu, Flutura Goga, Ilirjana Shala, Anila Lakna.

Por, një ditë më pas, zyrtarët policorë të Kosovës kanë dhënë hollësi për rastin. Sipas policisë, rastin e ka raportuar një zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“MANIPULIM ME PROVA/ Prishtinë, Tetor 2021-07.12.2022 Dëshmitarja femër kosovare zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike të një rasti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakMjekët e QKUK-së tregojnë gjendjen e policit i cili u plagos mbrëmë në Zveçan
Artikulli i rradhës Me Orthomol junior C plus rrisni imunitetin dhe mbroni shëndetin e fëmijët tuaj

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.