Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rugova: Ka mosbesim të madh ndaj sistemit shëndetësor jo vetëm nga pacientët, por edhe nga profesionistët shëndetësorë

Lajme 23/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

 Profesionistë të lëmive të ndryshme po largohen nga Kosova. Pagat e kushtet e punës janë disa nga arsyet pse ata zgjedhin rrugën drejt perëndimit.Njësoj po ndodh edhe me profesionistët shëndetësorë, dukuri shqetësuese që po ndodh në vendin tonë.

Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, njëherësh anëtar i kryesisë së LDK-së, thotë për Gazeta Blic se ka kohë që sistemi shëndetësor është në gjendje para kolapsi.

“Sistemi shëndetësor i Kosovës ka kohë që është në një gjendje para kolapsi. Ka mosbesim të madh ndaj sistemit jo vetëm nga pacientët, por edhe nga vetë profesionistët shëndetësorë, kjo e bën situatën edhe më të rëndë dhe më shqetësuese”, shprehet ai. Rugova vlerëson se zyrtarët që menaxhojnë shëndetësinë e Kosovës nuk dinë si ta menaxhojnë e të gjejnë zgjidhje.

“Zyrtarët kompetentë që menaxhojnë me shëndetësinë kosovare nuk e kanë prioritet normalizimin e gjendjes dhe as nuk kanë sens dhe ide menaxhimi se si të gjejnë zgjidhje racionale për parandalimin e ikjes së profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit”, potencon ai për Gazeta Blic.

Ish deputeti shqetësuese e sheh edhe çështjen e anesteziologëve, ku thotë se SHSKUK ka nevojë për dhjetëra të tillë, por që ata po e lëshojnë Kosovën dhe se me këtë trend, do të ketë vështirë të funksionimit të shumë reparteve e klinikave.

“Është tejet shqetësuese çështja e anesteziologëve. Aktualisht SHSKUK ka nevojë për dhjetëra anesteziologë, e keqja është se ata po e lëshojnë Kosovën, edhe sektori privat ka mungesa enorme të këtij profili specialistik. Ky trend i ikjes shumë shpejt do ta sjell në vështirësi serioze funksionimin e shumë reparteve dhe klinikave, veprimtaria e të cilave varet nga klinika e anesteziologjisë”, shton ai.Rugova thotë se gjendja është më tepër se alarmuese dhe duhet shqetësuar të gjithë, pasi sistemi shëndetësor në profil specialistik është rrezikuar dhe se duhet ndërmarrë veprime konkrete parandaluese.

“Sistemi shëndetësor në sektorin publik në këtë profil specialistik vetëm se është rrezikuar. Ky trend nëse nuk parandalohet me veprime konkrete parandaluese, do ta vë në pikëpyetje funksionimin normal të shumë profileve specialistike në nivelin sekondar dhe terciar. Ky trend duhet të na shqetësojë të gjithëve. Është më tepër se alarm”, deklaron Naser Rugova./Gazeta Blic/

 

 

 

Artikulli paraprakDreshaj me kritika: Qeveri e eksperimenteve dhe riciklimeve të personave pa performancë
Artikulli i rradhës Si ta qetësoni frymëmarrjen në kushte shtëpiake?

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.