Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), ka njoftuar se ka ndërruar jetë Dr. Dashurije Gashi, specialiste e Hematologjisë.
“Dr. Dashurije Gashi kreu studimet për mjekësi të përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, në vitin 2007. Ndërsa Specializimin për Hematologji e përfundoi në Klinikën e Hematologjisë, SHSKUK, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e dhënë nga OMK.
Dr. Dashurije Gashi u shërbeu qytetarëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Suharekë, për vite me radhë.
OMK i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të saj. /Gazeta Shneta/




