Në moshën 83 vjeçare ka ndërruar jetë Dr.Liri Vranezi, specialist i infektologjisë.
Dr. Vranezi u shërbeu qytetarëve të Prizrenit si specialist në fushën e sëmundjeve ngjitëse, për më shumë se 40 vite, në veçanti pacientëve që kërkuan shërbime shëndetësore dhe hospitalizim në repartin e infektivës në Spitalin ë Përgjithshëm të Prizrenit.
Ai punoi në këtë këtë spital më përkushtim të madh deri në pensionimin e tij në vitin 2006.
Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve, familjarëve dhe kolegëve të tij!



