Është ndarë nga jeta Dr. Sylejman Rrahmani, specialist i mjekësisë familjare.
Këtë njoftim e ka dhënë Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) në faqen e tyre zyrtare.
“Dr. Rrahmani përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme si dhe specializimin në Mjekësi Familjare në Universitetin e Prishtinës. Gjatë dhe pas luftës, ai dha një kontribut të çmuar në shërbimin e shëndetit publik në Gadime dhe në fshatrat përreth. Si doktor në QKMF të Lipjanit dha një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor”, thuhet në përkujtimin e të ndjerit.
OMK , shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. /Gazeta Shneta/




