Ka ndërruar jetë fizioterapeutit Andi Murati.
Ai humbi jetën dje në një aksident komunikacioni në Prizren, ka njoftuar Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës.
“Murati ka qenë profesionist i përkushtuar me të ardhme të ndritur në fushën e fizioterapisë. Vdekja e tij në moshë të re është humbje e madhe për ne, komunitetin dhe për pacientët. Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve”, thuhet në postim.



