Është ndarë nga jeta prof. dr. Veprim Shehu i cili ishte specialist i pulmologjisë. Këtë e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një njoftimi.
Prof. dr.Veprim Shehu përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin dhe PhD, në drejtimin e pulmologjisë, i përfundoi në Universitetin Hacitepe, në Ankara, shkruan Gazeta Shneta.
Shehu u ka shërbyer qytetarëve në spitalin Maltepe në Stamboll dhe së fundi në Kolegjin AAB si mësimdhënës.
Oda e Mjekëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij! /Gazeta Shneta/




