Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndalohen për 48 orë 4 persona në Gjakovë, iu gjet heroinë e kokainë pas bastisjeve, u sekuestran edhe para e armë

Lajme 05/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë katër persona, me inicialet M.K., V.K., Z.Z., dhe M.K., për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria tha se ka ndërmarrë veprime hetimore, duke zbatuar edhe masat e veçanta hetimore ndaj të dyshuarve.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, sot më datë 05.06.2026, ka realizuar bastisje në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të disa personave të dyshuar në qytetin e Gjakovës.

Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

– Substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë në peshë rreth 293.96 gram,

– Substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë në peshë rreth 124 gram,

– Substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë rreth 13 gram,

– Substancë e dyshuar narkotike (lloji i panjohur) në peshë rreth 116 gram,

– Një (1) armë zjarri e shkurtë me dy fishekë,

– Një (1) pushkë ajrore pa numër serik,

– 90 fishekë kalibër të ndryshëm,

– Para të gatshme në shumë 6536.76 Euro, 474 dollar amerikan, dhe 60 franga zvicerane,

– Pesë (5) telefona mobil të llojeve të ndryshëm.

Prokuroria Themelore në Gjakovë tha se ndaj të pandehurve M.K.,V.K.,Z.Z., dhe M.K., brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Prokuroria Themelore në Gjakovë tha se “është e përkushtuar në luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët, mbrojtjen e shëndetit publik dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme”.

 

Artikulli paraprakSpanja raporton 111 raste të një kanceri të rrallë të lidhur me implantet e gjirit
Artikulli i rradhës Vaksina e parë e zhvilluar nga inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në parandalimin e pandemive të ardhshme

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.