Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është realizuar me sukses një ndërhyrje komplekse kirurgjikale tek një pacient i moshës 65-vjeçare.
Sipas njoftimit, pacienti ishte diagnostikuar me tumor të pankreasit (adenokarcinoma duktale), që kishte përfshirë të gjithë organin. Për shkak të përhapjes së sëmundjes, ekipi mjekësor ka vendosur për trajtim kirurgjikal përmes heqjes së plotë të pankreasit (pankreatektomi totale).
Gjatë operacionit është realizuar edhe rikonstruksioni i sistemeve të nevojshme për funksionimin e organizmit pas ndërhyrjes.
Në trajtimin e rastit kanë qenë të përfshirë kirurgë abdominalë, anesteziologë dhe endokrinologë, duke ndjekur një qasje multidisiplinare para, gjatë dhe pas operacionit.
Pacienti ka kaluar me sukses ndërhyrjen dhe trajtimin pas operacionit dhe është liruar në shtëpi në gjendje stabile, me rekomandime për vazhdimin e trajtimit./Gazeta Shneta:




