Ndërpritet greva e kirurgëve në QKUK, nisin operacionet pas dy muajve

2019-02-15 në ora 08:12

Kirurgët e QKUK-së përfundimisht sot kanë ndërprerë grevën e nisur në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Vendimi për ndërprerjen e grevës është marr para pak minutash nga Këshilli Grevist i kolegjiumit të kirurgëve, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka mësuar nga burime se kirurgët kanë pranuar që të pezullojnë grevën deri në muajin prill, kohë kjo që do t’iu jepet institucioneve që të gjejnë formën e plotësimit të kërkesave të tyre.

Kujtojmë se kirurgët kanë kërkuar paga me koeficient tetë të nivelit me prokurorët dhe gjyqtarët të cilat arrijnë deri në afër 2 mijë euro, ndërsa me ligjin e ri për paga atyre iu është rritur rroga nga 600 në 1200 euro. /Gazeta Shneta/