Ndërron jetë anesteziologu Sami Spahiu

2017-05-23 në ora 11:15

Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërruar jetë anesteziologu i njohur ferizajas  Dr Sami Spahiu.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Spitalit të Ferizajt të cilët thonë se humbja e Doktor Sami Spahiut është një humbje e madhe për shëndetësinë ferizajase.

Me rastin e humbjes së Doktor Sami Spahiut, në Teatrin Adriana të Ferizajt, ora 13:00   do të mbahet mbledhje komemorative.

Varrimi i  Dr Spahiut bëhet ora 16:30 në varrezat e qytetit. /ferizajipress