Doktoresha Xhyle Krasniqi në Prizren ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Lajmin e ka bërë të ditur dega e LDK-së në Prizren ku e ndjera ishte aktiviste që nga ditët e para të themelimit, transmeton Gazeta Shneta.
Lexoni njoftimin e plotë nga Anton Quni:
Me dhimbje morëm lajmin që, doktoresha Xhyle Krasniqi (65 vjeçe), e paska humbur betejen me sëmundjen e rëndë me të cilën po përballej që një kohë.
Xhyla, ishte aktiviste e devotshme dhe e përkushtuar që nga ditët e para të themelimit të Lidhjes Demokratike në Prizren.
Do të mbahet mend si një grua e jashtëzakonshme me vlera të larta njerëzore, e dashur dhe punëtore, familjare e përkushtuar, mike dhe kolege e sinqert dhe veprimtare e brumosur me dashuri për atdheun.
LDK e Prizrenit ju shprehë ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, kolegëve mjek të së ndjerës, farefisit të saj dhe gjithë Prizrenit.
Bashkëndjejmë me ju!
Shpirti i bëftë dritë në paqen e përjetshme.
LDK – Prizren
Kryetar,
Anton Quni