Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndërron jetë e moshuara në Gjilan, djali i saj akuzon stafin shëndetësor

Lajme 10/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Gjilanit, ku një grua e moshuar ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm.

Sinjali mëson se djali i 92-vjeçares ka denoncuar rastin në Polici, ku ka akuzuar stafin shëndetësor se nuk i kanë dhënë ndihmën e nevojshme viktimës, duke mos e futur në sallën e operacionit menjëherë pasi është pranuar në Emergjencë, raporton Gazeta Sinjali.

Bazuar në dëshminë e tij, ai e ka dërguar nënën në spital rreth orës 14:00, por mjekët kanë pritur deri pas orës 17:00 që të vijë specialisti anesteziolog për ta dërguar për intervenime kirurgjike të moshuarën.

Si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore, viktima s’ka arritur që të presë për intervenimin dhe ka ndërruar jetë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Mosdhënie e ndihmës mjekësore’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nëse mjeku ose punonjësi tjetër shëndetësor refuzon t’i ofrojë ndihmën mjekësore personit të cilit i nevojitet ndihma  e tillë, dhe mosveprimi i tillë rezulton me vdekjen e pacientit, dënohet me burgim prej 1 deri në 8 vjet.

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Për 15 vende të lira pune në QKMF-Suharekë, aplikojnë 67 kandidatë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.