Në moshën 53-vjeçare ka ndërruar jetë gazetari i sportit, Milaim Krasniqi.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK shkruan Gazeta Shneta.
“Krasniqi, 53-vjeçar ishte një prej zërave më të njohur të gazetarisë sportive në vend, dhe për më shumë se dy dekada ka kontribuar në Radio Kosova, duke komentuar mbi 2 mijë ndeshje të futbollit vendor nga ta gjitha stadiumet e Kosovës.”, thuhet në njoftim.
Karriera e tij në fushën e gazetarisë ka filluar që nga gazeta “Bujku”, “Radio Rilindja”, “Radio Kosova e Lirë” dhe Televizoni “AA”. /Gazeta Shneta/




