Ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare infermierja e QKMF-së në Ferizaj, Kimete Grantolli.
Pas një sëmundje të rëndë sot në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë infermierja Kimete Grantolli, punëtore shumëvjeçare në QKMF-Ferizaj, shkruan Gazeta Shneta.
Lajmin për largimin e saj nga kjo botë e bëri të ditur QKMF-ja e Ferizajt.
Menaxhmenti dhe personeli i QKMF-së i shprehën ngushëllime familjarëve, miqëve dhe të afërmëve. /Gazeta Shneta/




