Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” ka njoftuar për ndarjen nga jeta të infermieres Drita Krasniqi, e cila ishte pensionuar vetëm pak muaj më parë.
Sipas njoftimit, e ndjera ka kontribuar për plot 45 vite në shërbimin shëndetësor, kryesisht në Repartin e Kirurgjisë, duke u dalluar për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj.
“E ndjera ka shërbyer me përkushtim për 45 vite në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, kryesisht në Repartin e Kirurgjisë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në shërbimin shëndetësor dhe në kujtesën e kolegëve dhe pacientëve.”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Gjakovës.
Varrimi i të ndjerës bëhet sot në varrezat e qytetit.
Në njoftim, spitali ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën të ndjerën./Gazeta Shneta/




