Ka ndërruar jetë infermierja e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Sadete Abdullahu Demiri.
Lajmin u bë i ditur nga faqja zyrtare e Spitalit të Gjilanit në facebook, në të cilën thanë se infermierja do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi, shkruan Gazeta Shneta.
Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Abdullahu-Demiri, miqëve dhe të afërmve
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtores tonë shumëvjeçar, punëtore e devotshëme, Infermiere Sadete Abdullahu Demiri.
Infermierja Sadete Abdullahu do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.
Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Abdullahu-Demiri, miqëve dhe të afërmve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Infermieren Sadete Abdullahu. U prehtë në paqe shpirti i saj!
/Gazeta Shneta/




