Ka ndërruar jetë infermierja e pensionuar e Klinikës së Neonatologjisë, Zyrafete Shehu.
Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur ShSUK-ja përmes një telegrami ngushëllues ku shpreh ngushëllime të thella për familjen e Shehut, kolegët e saj dhe për komunitetin infermieror, përcjell Gazeta Shneta.
Zyrafete Shehu shërbeu me përkushtim të jashtëzakonshëm, duke i dedikuar vite të tëra kujdesit të fëmijëve të porsalindur dhe duke ofruar kujdes maksimal për çdo pacient.
Veprimtaria dhe përkushtimi i saj do të mbetet si një model frymëzimi për të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor, veçanërisht për ata në fushën e infermierisë.
Trashëgimia e Zyrafete Shehut do të vazhdojë të jetë një frymëzim për të gjithë ata që punojnë në këtë fushë, duke pasuar shembullin e saj të përkushtimit dhe pasionit për të ndihmuar të tjerët./Gazeta Shneta/




