Laboranti në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, Qaush Shala, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.
Lajmi është bërë i ditur nga spitali, ku personeli mjekësor ka filluar punën me një minutë heshtje në nderim të Shalës, shkruan Gazeta Shneta.
“Me një minutë heshtje e pikëllimi për laborantin tonë Qaush Shala i cili pas një beteje me sëmundjen ka vdekur dje, ka filluar dita e punës në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Qaush Shala ka dhënë kontribut të madh në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe kolegët e tij dhe kolektivi i Spitalit do ta kujtojnë përherë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/