Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndërron jetë Myzafer Kalanderi, zyrtar kryesor financiar i SHSKUK-së

Lajme 12/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se ka ndërruar jetë zyrtari kryesor financiar Myzafer Kalanderi.

SHSKUK në njoftimin mortor e ka vlerësuar lart punën dhe kontributin e Kalanderit në këtë institucion, si dhe i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve, shkruan Gazeta Shneta.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Spitalor Klinik  dhe Universitar i Kosovës me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e z. Myzafer Kalanderi, Zyrtar kryesor Financiar i në ShSKUK dhe ish- drejtor i përgjithshëm në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.

ShSKUK ju shprehë ngushëllime të  sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së z. Kalanderi.

Ishte profesionist i shquar, njeri human dhe i përkushtuar në kryerjen e punës deri në momentet e fundit.

Familja humbi njeriun më të  dashur të tyre, kurse kolegët dhe ShSKUK një profesionist me vlera  të larta njerëzore dhe profesionale.

Biografia e shkurtër për z.  Myzafer Rrahman Kalanderi ( 1960-2020)

Lindi më 06.04.1960 në fshatin Kosavë, komuna e Dragashit.

24.04.1986: Diplomon në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës,  në temën ” Vlerësimi i planifikimit të dinamikës së planifikuar  të zhvillimit ekonomik të komunës së Prizrenit” dhe merr titullin “Ekonomist i diplomuar”

18.10.1986: Punësohet në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku kryen këto funksione: Shef i Kontabilitetit, shef i Planit dhe analizës, kryeshef i Shërbimit financiar, drejtor i Shërbimeve jomedicinale.

15.10.1999: Emërohet shef i Departamentit për çështje jo medicinale dhe përgjegjës i Shërbimit ekonomiko-financiar.

01.01.2001: Emërohet anëtar i ekipit menaxhues të Spitalit të Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa“ në Prizren.

Nga data 01.10.2002: është punëtor i Ministrisë së Shëndetësisë dhe emërohet Drejtor  i Spitalit të Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” n Prizren, detyrë që e kreu në muajin shkurt 2014.

07.06.2014: Emërohet Drejtor Financiar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, pastaj caktohet Zyrtar kryesor Financiar në ShSKUK, pozitë kjo që kishte edhe tani.

Artikulli paraprakRekord i zi i shënuar në Evropë, mbi 50 mijë viktima janë raportuar brenda 28 ditëve të fundit në Britani
Artikulli i rradhës Hoti thotë se gjendja me pandeminë është sikurse në luftë, bën thirrje për respektim të masave

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.