Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ka ndërruar jetë një paciente 66-vjeçare i cili ishte i sëmurë nga Covid-19.
“Një paciente e konfirmuar me Covid-19, e moshës 66 vjeçare e shoqëruar edhe me sëmundje tjera fatkeqësisht ka vdekur”, thuhet në njoftimin e spitalit, transmeton Gazeta Shneta.
Në këtë spital po trajtohen 64 pacientë me Covid-19, nga të cilët 48 të konfirmuar, dhe 16 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 25 janë në Oksigjeno terapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Deri më tani në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 40 pacientë janë shëruar nga Covid-19.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 7 Infermierë dhe 2 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19. /Gazeta Shneta/