Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndërron jetë profesori i mjekësisë Dr. Adem Limani

Lajme 08/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Profesori i mjekësisë Dr. Adem Limani ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme. Lajmin e ka kumtuar vajza e të ndjerit, Rina Limani.

“Tё dashur familjarё dhe miq, Me pikёllim tё madh ju njoftojmё qё sot ndёrroi jetё babai ynё, Prof. dr. Adem Limani. Babi, do tё kujtojmё gjithmonё, ashtu si edhe e jetove jetёn, me plot pasion, dashuri dhe mbi tё gjitha me dinjitet! Varrimi ёshtё tё martёn me 09.04.2019 nё ora 16:30 nё varrezat e Prishtinёs”, ka shkruar Limani.

Biografia: Adem limani 1953-2019

Adem Limani (Doktor i shkencave të mjekësisë). Lindi në Nasalcë të Bujanocit më 1953. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Gjimnazin në Preshevë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniverzitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb në shtetor të vitit 1981 me temën “DISA KARAKTERISTIKA STRUKTURALE TË GJENDRËS PAROTIS TE NJERIU GJATË JETËS”. Adem Limani spezializoi në Otorinolarigologji në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, mandej u doktorua në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në shkurt të vitit 1988 me temën “KORELACIONI NDËRMJET DIAGNOZËS KLINIKO-CITOLOGJIKE E HISTILOGJIKE TE KARCINOMA DHE PREKANCEROZAT E LARINGUT”. Teza ka 139 faqe dhe është e deponuar në QRBU në Prishtinë. Adem Limani së pari u zgjodh asistent i histologjisë me embriologji në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ndërsa më vonë u zgjodh prof.inordinar i otorinolaringologjisë në fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka të botuara më tepër se 20 punime shkencore si autor-koautor.

Artikulli paraprakGruaja me kancer në gji i nënshtrohet 9 herë kemoterapisë në muajin e 8 të shtatzënisë
Artikulli i rradhës Keni probleme me gjëndrën tiroide? Këto ushqime duhet t’i keni në tryezën tuaj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.