Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka njoftuar se ka ndërruar jetë, menaxherja e prokurimit në këtë dikaster, Zelfije Kelmendi.
“Të tronditur e të pikëlluar thellë nga vdekja jote e shpejtë Zelfije Kelmendi. Ti si Menaxhere e Prokurimit dhe shembull të punëtores profesionale, që vije e para dhe delshe e fundit nga puna. Ti ishe një kolege e afërt me të gjithë dhe me ty ishte kënaqësi të punoje” ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm i Pejës.
Njoftimi i plotë:
Të tronditur e të pikëlluar thellë nga vdekja jote e shpejtë Zelfije Kelmendi.
Ti si Menaxhere e Prokurimit dhe shembull të punëtores profesionale, që vije e para dhe delshe e fundit nga puna. Ti ishe një kolege e afërt me të gjithë dhe me ty ishte kënaqësi të punoje.
Vdekja të morri shpejtë dhe herët nuk të la as të arrish pensionin, e ne si Institucion humbëm kolegen perfekte dhe profesionisten e madhe.
Pusho e qetë Zelfije, NE asnjëherë nuk do të harrojmë.
Varrimi i së ndjerës bëhet sot në varrezat e qytetit, në ora 14.




