Ka ndërruar jetë specialistja e Endokrinologjisë dr. Drita Mekuli
Këtë e bëri të ditur Oda e Mjekëve, transmeton Gazeta Shneta.
Dr. Drita përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1982.
Në vitin 1990 e përfundoi specializimin në degën e Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa subspecializimin për Mjekësi Interne- Endokrinologji e përfundoi në vitin 2018.
Dr. Mekuli ishte drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë në vitin 2017 dhe u shërbeu qytetarëve të Kosovës si specialist e Endokrinologjisë për vite me radhë./Gazeta Shneta/



