Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndërron jetë themeluesi i Radioterapisë në Onkologjik, mjeku Agron Gjata

Lajme 20/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Universiteti i Mjekësisë Tiranë njofton me hidhërim të thellë se u nda nga jeta mjeku i shquar Agron Gjata.

Varrimi bëhet me datë 18.11.2017, ora 13:00 nga shtëpia e tij Rr. Vaso Pasha për në varrezën e Sharrë Kombinat.

NEKROLOGJI

Sot pasdite, pas një gjendje të përkeqësuar të shëndetit u nda nga jeta Agron Gjata, mjek i njohur me veprimtari të gjatë e më shumë se 30 vjeçare në fushën e radioterapisë.

Agron Gjata u lind në një familje me tradita intelektuale dhe atdhedashëse në vitin 1927 në Korçë. Ndërpreu studimet në Liceun e Korçës për t’ju bashkuar lëvizjes nacional-çlirimtare gjate së cilës edhe u internua. Babai i tij, Isuf Gjata mësues dhe patriot është një nga dëshmoret e luftës nacional-çlirimtare. Pas çlirimit, ne vitin 1952, filloi studimet në Varshavë, Poloni ku u diplomua si mjek i përgjithshëm në vitin 1957.

Pas kthimit në atdhe për disa vite rresht punoi si mjek në minierën e Memaliajit dhe në vijim në drejtorinë spitalore të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe nën drejtor në Poliklinikën Qendrore në Tiranë.

Në vitin 1965 vijoi studimet pasuniversitare në Romë, Itali ku u formua si mjek specialist ne radioterapi.

Me kthimin në Shqipëri si mjek specialist në radioterapi bashkë me kolegë të tjerë, Agron Gjata u bë themelues i shërbimit të radioterapisë në Institutin e Onkologjisë, sot Qendra Spitalore Universitare “Nene Tereza”, të cilin e drejtoi deri në daljen e tij në pension.

Agron Gjata gjatë të gjithë karrierës së tij si mjek ka punuar me ndershmëri dhe pasion duke vendosur në qendër pacientin dhe kujdesin për të. Ai ka dhënë kontribut edhe në formimin e brezit më të ri të specialistëve të radioterapisë, të cilët e çuan më tej këtë shërbim.

Universiteti i Mjekësisë, Tirane i shpreh ngushëllime familjes, kolegeve, miqve dhe në veçanti të birit, Rektorit të UMT, Prof. Arben Gjata për këtë humbje te madhe.

Artikulli paraprakAtë që gjinekologët nuk jua thonë: Ky përbërës fshin kërpudhat dhe bakteret
Artikulli i rradhës ​​Agjencia Evropiane e Medikamenteve do të jetë në Amsterdam

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.