Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndikimi i gypave të asbestit në cilësinë e ujit për pije

Lajme 21/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me qëllim të informimit të publikut rreth gypave të ujësjellësit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, autoriteti përgjegjës jep sqarime shtesë:

Ndiqni më poshtë udhëzimet e Institutit:

1) Pavarësisht se a furnizohen përmes gypave të asbest-çimentos apo gypave nga materialet tjera, shumica e ujërave përmbajnë fibra të asbestit, për arsye se asbesti është i pranishëm në mjedisin natyror si rezultat i zbërthimit të mineraleve të caktuara si dhe nga shkarkimet industriale, ndotja atmosferike etj.

2) Shtresimi i fibrave të asbestit nga gypat e asbestit-çimentos lidhet me agresivitetin e ujit të furnizuar. Të dhëna nga hulumtime të shumëta epidemiologjike tregojnë se ekspozimi ndaj asbestit ajror të lëshuar nga uji i rubinetit gjatë dusheve ose sperkatjeve është i papërfillshëm.

3) Azbesti është kancerogjen i njohur me anë të rrugës së thithjes/frymëmarjes. Bazuar në njohuritë e deritanishme shkencore, nuk ka evidencë që ingjestimi (marrja përmes gëlltitjes) i asbestit dëmton shëndetin. Edhe pse është studiuar mirë, nuk ka prova bindëse për kancerogjenitetin e asbestit të nderlidhur me ujë të pijshëm. Pikërisht për këtë arsye, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk ka përcaktuar vlerë parametrike kufizuese për sasinë e asbestit në ujin e pijshëm.

4) Asbesti ka strukture fijore të gjatë dhe të hollë, si gjilpera. Kur këto fije/fibra mikroskopike lëvizen nga rrymimet ajrore, ato lundrojnë në ajër dhe mund lehtësisht me frymëmarrje të futen në mushkëri. Shkencëtarët Asbestin e kanë njohur si një kërcënim për shëndetin e njerëzve sepse këto fibra kur futen në mushkëri mund të shkaktojnë kancer dhe sëmundje tjera të mushkërive. Ne të gjithë jemi të ekspozuar ndaj niveleve të ulëta të asbestit në ajër, mirpo ka më shumë të ngjarë të përjetojmë çrregullime të lidhura me asbest mvarësisht nga përqendrimet e larta të asbestit dhe kohëzgjatja e ekspozimit.

5) Në shumicën e vendeve të Europës dhe në SHBA janë ende në funksion sasi të konsiderueshme të rrjeteve të ujësjellësit nga gypat e asbest-çimentos dhe nuk ka iniciativa apo programe për zëvendësimin e tyre për arsye shëndetësore. Rrjedhimisht, as Kompanitë Publike të Ujësjellësit në Kosovë nuk kanë nevojë që për arsye shëndetësore të planifikojnë zëvendësimin e gypave të asbest-çimentos.

6) Studimet e ndryshme kanë konfirmuar që marrja e asbestit përmes inhalimit (organeve të frymëmarrjes) mund të shkaktojë kancer të mushkërive. Rrjedhimisht, problemi sa i përket përdorimit të gypave të asbest-çimentos për sistemet e furnizimit me ujë është për personat të cilët i ekspozohen pluhurit të asbestit gjatë punës me këta gypa, për shkak të rrezikut të inhalimit të këtij pluhuri. Ky fakt imponon domosdoshmërinë që Kompanitë Publike të Ujësjellësit të ndërmarrin masat e duhura mbrojtëse për mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve të cilët i ekspozohen rrezikut nga pluhuri i asbestit.

7) Nga sa u tha më lart, nuk ka asnjë arsye që publiku të shqetësohet për rrezikun e ujit të cilin e konsumojnë nga sistemet publike të ujësjellësit,qoftë nga gypat e asbest-çimentos apo nga materialet tjera. Cilësia e këtij uji mbikëqyret rregullisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në pajtim të plotë me standardet dhe metodat e aplikueshme në vendet e Bashkimit Europian./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOperacioni cezarian: Prerja pranë zonës intime, çdo gjë që një nënë duhet të dijë
Artikulli i rradhës Përse bebja ime qan tërë kohën, përgjigja do t’iu befasojë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.