Agjërimi është një praktikë shpirtërore dhe shëndetësore, por për personat me çrregullime të gjëndrës tiroide mund të jetë ndryshe. Dr. Ardiana Perjuci- Begolli, endokrinologe në QKUK shpjegon se efekti i agjërimit ndryshon varësisht nga lloji i çrregullimit të tiroides që ka një person.
Sipas saj, personat me hipotiroidizëm duhet të jenë më të kujdesshëm gjatë agjërimit, ku fillimisht duhet të konsultohen me mjekun përpara se të vendosin të agjërojnë, shkruan Gazeta Shneta.
“Duke qenë se hipotiroidizmi ndikon në ngadësimin e metabolizmit, agjërimi mund të ndikojë pak negativisht ku përshkak të urisë mund të çojnë trupin në lodhje dhe rënie të energjisë”, u shpreh Dr. Perjuci-Begolli.
Nga ana tjetër, pacientët me hipertiroidizëm kanë metabolizëm të përshpejtuar ku agjërimi mund të çojë në humbje të larta të peshës dhe stresit oksidativ.
“Agjërimi mund të jetë sfidues për ta pasi periudhat e gjata pa ushqim mund të rrisin stresin në organizëm dhe ndikojnë në përkeqësimin e simptomave te hipertiroidizmit”, thotë ajo.
Sa i përket ushqimit, endokrinologia rekomandon që këta pacientë t’iu shmangen ushqimeve që përmbajnë karbohidrate dhe të kenë një dietë të pasur me proteina dhe perime.
“Pacientët me hipotirozë, preferohet të marrin ushqime të pasura me proteina dhe jo me karbohidrate që ndihmojnë të mos humbin peshë. Preferohet të mos konsumohen ushqime si lakra, brokoli, spinaqi si dhe te hidratohen mirë gjatë orarit të lejuar”, shtoi tutje ajo.
Për këto dhe të tjera ndiqni videon më poshtë:




